ekont

Kushtet e përdorimit

Përditësuar më 22 nëntor 2026

ekont ofrohet nga ETREG LLC ("ne"). Duke krijuar llogari, pranon këto kushte në emër të biznesit që regjistron.

1. Shërbimi

ekont është softuer kontabiliteti, faturimi, stoku dhe POS, i ofruar si shërbim në internet. Prova falas zgjat 14 ditë; pas saj vazhdohet me abonim mujor sipas planit të zgjedhur.

2. Të dhënat tuaja

3. Përgjegjësia për librat

ekont i llogarit kontimet, TVSH-në dhe librat sipas rregullave të ATK-së, por përgjegjësia për saktësinë e dokumenteve të futura dhe për deklaratat tatimore mbetet e biznesit dhe e kontabilistit të tij.

4. Fiskalizimi

Kuponat fiskalë nënshkruhen në pajisjen e biznesit me çelësin e tij privat, i cili s'largohet kurrë nga ajo pajisje. Biznesi është përgjegjës për ruajtjen e pajisjes dhe të qasjeve.

5. Siguria e llogarisë

Ruani fjalëkalimin dhe përdorni verifikimin me dy hapa. Na njoftoni menjëherë nëse dyshoni për qasje të paautorizuar.

6. Pagesa dhe ndërprerja

Abonimi paguhet paraprakisht. Mund ta ndërprisni në çdo kohë; qasja vazhdon deri në fund të periudhës së paguar.

7. Ligji

Këto kushte rregullohen me ligjet e Republikës së Kosovës.